44 vjec nis plakja? Të ftuarit në studion e “Vizioni i Pasdites”: Nuk më pëlqen të shoh gra 60 vjeçare që të duken si 20

2 months ago 35

Sipas një studimi nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Stanfordit dy janë momentet kyçe në procesin e plakjes, mosha 44 dhe 60 vjeç. Ndoshta shenjat e para kur je 44 vjeç janë dhimbja e kockave apo disa aktivitete që kërkojnë më shumë kohë. Megjithatë, në këtë fazë jeta është ende plot me mundësi, por energjia nuk është më ajo e dikurshmja. Por kur je ne të 60-at? Çfarë ndryshon në këtë moment? A është ky fundi i rinisë apo fillimi i një etape të re?

Lidhur me këtë të ftuarit në studion “Vizioni i Pasdites” ndan eksperiencat e tyre. Pastori i njohur, Ylli Doçi tregoi momentin e parë kur kuptoi që faza e jetës së tij po ndryshonte. Siç rrëfen ai ka qenë në avion kur ka parë që në flokët e tij kishte thinja, shenjë kjo e moshës së tretë. Doçi krijoi dhe një debat në studio ku tha se nuk i pëlqen të shohë gra të moshës 60-vjeçare të duken si 20.

Gjithashtu ish-volejbollistja Alketa Doçi, ndër të tjera tha se gjatë kohës që u shkëput nga sporti, pati një problem me shpinën, duke theksuar se për një plakje më të vonshme duhet të kryeni aktivitete fizike.

Nga ana tjetër, moderatori Erion Korini tregoi rutinën  e tij se si kujdeset për të mos patur problem më vonë. Ai u shpreh se bën ecje çdo mëngjes si dhe zgjedh ushqime të shëndetëshme për të konsumuar.

Ndërsa sipërmarrësja, Arba Gramo hodhi poshtë studimin duke thënë se ajo vetë kur ishte më e vogël, moshat 40-50 vjeçare i cilësonte si të moshuar, kjo siç shprehet ajo sepse brezi më parë nuk visheshin dhe nuk kujdesesh për veten e tyre. Gramo tha se nëse brezi tani do të bëjnë aktivitete fizike dhe do të kujdesen për ushqimin do të duken shumë më ndryshe se brezi i mëparshëm.

Pjesë nga biseda:

Moderatorja Brikena Prifti: A ju tremb plakja?

Ylli Doçi: Ne të gjithë dëshirojmë të jetojmë sa më gjatë, dhe nuk besoj se na tremb plaka, të paktën për mua. Nëse trembesh do të thotë që ske menduar mirë për plakjen.

Alketa Doçi: Duhet marrë me sportivitet. Shpresoj të gjithë të plaken se është shenjë e jetës së gjatë.

Abra Gramo: Sigurisht që do trembemi. Kjo trembja që vjen se çfarë do të pasojë më mbrapa. Ajo çka ne duhet të dimë është që trupin nuk do t’a kemi si atë të 10 viteve më parë. Më shumë është e rëndësishme cilësia e jetesës sesa periudha e gjatë.

Erion Korini: Është e gjitha mënyra se si ti e koncepton plakjen. Unë zgjohem në mëngjes bëj një ecje nga liqeni, bëj palestër në lagje. Zgjedh ushqimin e mirë.

 Ylli Doçi: Më kujtohet për herë të parë kur dallova plakjen time. Kur isha në një udhëtim për të ikur në Amerikë dhe ndërkohë që po mendoja, ekrani i kompjuterit u bë i zi dhe aty pashë vetëm bardhësi nga thinjat, aty mendova se filloi plakja. Mund të kemë qenë 40 e pak. Plakja është edhe mençuri, pjekuri, sy për të parë veç asaj që shihet, aftësi për të kuptuar jetën në thellësi.

Erion Korini: Italianët thonë që pleqëria është komplimenti i jetës.

Ylli Doçi: Ajo që nuk më pëlqen është të shoh gra 40-50 vjeçare që të duken si 20 vjeçare.

Moderatorja Brikena Prifti: A keni patur moment që keni ndjerë se ju ka ndryshuar faza e jetës?

Alketa Doçi: Unë e kam parë ndryshimin, sepse jam marrë gjithmon me sport dhe nuk kisha asgjë që më varej. Linda fëmijët, lashë sportin, pak më vonë fillon dhe menopauza dhe ndikojnë të gjitha. Dhe unë duke bërë sport profesionist pata një problem dhe me shpinën, kam bërë një ndërhyrje.

Abra Gramo: Nuk i besoj studimeve, të paktën këto lloj studimi. Kam kuptuar se nëse dua të jem shumë mirë në pleqëri duhet të nis aktivitete fizike. Kur unë kam qenë e vogël, 40 vjeçarët më dukeshin njerëz shumë të vjetër. Gjyshet e mia dhe kur kanë qenë 50 vjeç kanë qenë shumë të vuajtura, por brezat më parë ushqeheshin shumë më mirë sesa ne. Ne dukemi mbase më bukur tani, por nëse bëjmë aktivitet si ata më parë dhe përpiqemi të jetojmë më mirë se sa brezi i parë, kur te jemi 60 vjeç do dukemi sa gjysma e tyre. /vizionplus.tv

Read Entire Article