Një 70 vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga dritarja e banesës në pallatin ku jetonte.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se i moshuari ishte i divorcuar, dhe jetonte i vetëm në shtëpi.
Gjendja e rënduar psikologjike ka bërë që ai të ndërmarrë aktin ekstrem.
Ngjarja sapo ka ndodhur në zonën e quajtur “Pazari i Biçikletave”, policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave./vizionplus.tv