A e kërkonin vajzat e fshtatit për dhëndër? Si përgjigjet diplomati dhe skenaristi Ylljet Aliçka

1 day ago 19

Në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, këtë të martë ishte i ftuar Ylljet Aliçka, biologu që u bë shkrimtar, skenarist dhe diplomat.

Aliçka foli për jetën e tij në rini dhe për kohën kur shërbeu në fshat si mësues.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se a e ngacmonin vajzat e fshatit në atë kohë, Aliçka tha se e ngacmonin, por ai tregohej shumë i kujdesshëm për të mos përfunduar “dhëndër” në fshat.

Pjesë nga biseda:

Borkaj: Të kërkonin si dhëndër?

Aliçkaj: Vajzat e fshatit po.

Borakaj: Mërziteshin kur i refuzoje?

Aliçka: Nuk është se kanë qenë kaq të emancipuara, por e kuptoje. Ishte e rrezikshme se në atë kohë ishte politikisht ideja ta bëjmë fshatin si qyteti, dhe provokohej shumë që intelektualët që vinin nga qytet të martoheshin në fshat dhe të rrinin në fshat. Si politikë nuk ishte e keqe, se për të krijuar një shpërndarje të vlerave të civilizimit urban në zonat rurale. Por as unë dhe asnjëri nuk e mendonte veten të ngelte në fshat. Kishte koleg të mi, që po të kapeshe në një marrdhënie të tillë, futej organizata e partisë, këshilli i fshatit, nuk kishe nga ja mbaje.

Read Entire Article