Avokati Gylsen Zhllima ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, ka përjashtuar fshehjen e një abuzimi seksual në ngjarjen e Shënavlashit në Durrës, ku fëmijët vranë babain.
Ai tha se nëse Hygerta Meta do të kërkojë ekzaminim për abuzim seksual, dhe nëse do të vërtetohet se ka patur një gjë të tillë, atëherë ajo nga e pandehur do të merrej si viktimë në këtë rast.
Ndërkohë që specialistja e krimeve Ejona Habipi tha se nëse do të kishte patur do të ishte pranuar, pasi në këtë rast mund të përdorej edhe si vetëmbrojte në gjyq.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: A do të bëhem ekzaminime për vajzën nëse ka patur abuzim seksual?
Ejona Habipi: Nuk është se ka gjurmë. Nëse do të kishte abuzim seksual nuk do të ishte e turpshme ta pranonte, kjo do ta bënte hetimin më të lehtë.
Zhllima: Duhet të kemi parasysh se nëse bëhet një ekzaminim i tillë, autori kthehet në viktimë. Pra nëse vajza nuk merr më cilësinë e të pandehurit, merr atë të viktimës, pasi ndryshon dhe pesha e krimit. Duhet të kemi parasysh nëse e ka kërkuar vajza një ekzaminim të tillë, nuk i bëhet një ekzaminim i tillë me detyrim.
/Vizionplus.tv/