Abuzoi me vajzën e mitur të partneres, arrestohet 25-vjeçari në Greqi

1 week ago 33
Reklamë

Një 25-vjeçar me origjinë nga Siria është arrestuar nga policia në Kretë të Greqisë.

Ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur të partneres së tij.

Arrestimi i tij u bë pas denoncimit të të miturës. Në dëshminë e saj, ajo ka thënë se njerku i saj 25-vjeçar ka shkuar në dhomën e saj dhe ka nisur të abuzojë. Mediat greke shkruajnë se dëshmia e të miturës 13-vjeç kanë tronditur edhe vetë punonjësit e policisë.

Mësohet se 13-vjeçarja i ka thënë policisë se partneri i nënës së saj ka abuzuar seksualisht natën e së enjtes, më 5 shtator dhe se kur i ka zbuluar ngjarjen e tmerrshme nënës së saj, ajo e ka kërcënuar dhe rrahur.

Policia arrestoi edhe nënën e vajzës dhe më pas e ka lënë atë të lirë.

25-vjeçari, sipas avokatit, i ka mohuar akuzat që rëndojnë mbi të./vizionplus.tv

Read Entire Article