Vendosja e këtij posteri në korpusin universitar me mbishkrimin “Mirësevjen Zoti Blinken” përfshi ekranet në çdo kryqëzim të kryeqytetit si dhe flamujt amerikan e ata shqiptarë në të gjithë gjatësinë e Bulevarit Dëshmorët e Kombit, janë pjesa e dukshme e përgatitjeve për të mik-pritur të 6 shtin, sekretar amerikan shteti.
Përballë presidencës një prej ndalesa të sekretarit Blinken ku do të takohet me kreun e shtetit Bajram Begaj, punonjësit e Bashkisë Tiranë kujdesen për shtimin e luleve.
Departamenti Amerikan i Shtetit për vizitën e Sekretarit të shtetit Antony Blinken në Shqipëri zhvilloi një bisedë informuese online me gazetarët.
Ishte ish ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Tim tashmë një zyrtare e lartë e DASH dha detaje se përse sekretari Blinken vjen në Tiranën.
“Kjo vizitë vjen tek sa ne nisim 100 vjeçarin e dytë të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Vjen në një kohë kur ne duam të falenderojmë kryeministrin Rama dhe Shqipërinë si bashkë penë mbajtëse në Këshillin e Sigurimit. Ne duan të nënvizojmë bashkëpunim e shkëlqyer qe ne kemi me Shqipërinë. Duam po ashtu ti falënderojmë edhe për të qenurit mikpritësi kryesor i afganëve në nevojë tek sa Shqipëria vijojë traditën e mikpritjes të atyre të cilëve u rrezikohej jeta. Do të jetë një skedulë e ngjeshur. Ne do të shkojmë atje për t’u takuar me presidentin Bajram Begaj. Takim me kryeministrin Edi Rama nga ku do të ketë bisedime bilaterale. E në fund një dalje për median”.
Top Channel mëson se pas takimeve bilaterale Rama-Blinken pritet prej tyre, nënshkrimi një marrëveshje të rëndësishme, përmbajtja e të cilës nuk bëhet ende publike.
Sekretari Blinken do të vizitojë edhe ambientet e Piramidës tashmë të transformuar në një qendër teknologjike për të rinjtë edhe me ndihmën e SHBA.
“Sekretari Blinken do të ketë një takim të mrekullueshëm me të rinjtë, diçka më shumë se 100, të cilët kanë kanë kaluar përmes programeve tona. Vendi këtij takimi do të jetë Piramida në Shqipëri vend siç mund ta dini ishte Koreja e Veriut e Europës dhe piramida u ndërtua si mazoleum për diktatorin Enver Hoxha. Por qyteti i Tiranës me ndihmën e Fondit Amerikan të Zhvillimit u bashkuan dhe e kthyen në një qendër inovacioni hapur disa muaj më parë”, tha Kim.
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken pas takimeve me karakter politik me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama pritet të zhvillojë mbrëmjen e të enjtes një darkë ku do të bashkëbisedohet me të ftuarit e tij çështje të drejtësisë dhe të sigurisë.
Ende jo zyrtarisht thuhet, se një prej të ftuarve do të jetë kreu i SPAK Altin Dumani së bashku me drejtuesit e misionit amerikan në mbështetje të drejtësisë OPDAT.
Top Channel