Portali Kombëtar i Punësimit, nëpërmjet një njoftimi të publikuar ka bërë me dije se janë të shpallura 5200 vende të lira pune.
Ndërkohë AKPA thekson se portali mundëson që fare lehtë punëkërkuesit të regjistrohen në të, duke ngarkuar e menaxhuar CV-në dhe kështu do të kenë mundësi për të përfituar nga shërbimet e portalit. Me klikimin përmes një fjale kyçe mund të kërkoni profesionin apo punën e përshtshme apo çdo specifikë tjetër të personalizuar, thekson AKPA.
Ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim.
Tanimë çdo punëkërkues plotëson online dosjen respektive, dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të përshtatshëm për një vend pune përmes portalit puna.gov.al, i krijuar për të mbështetur tregun shqiptar të punës
Edhe punëdhënësit mund të futen në këtë portal dhe të publikojnë vendet e lira të punës, si dhe të lidhen me punëkërkuesit.
Aksesi në platformë realizohet duke vendosur të njëjtat kredenciale si në portalin e-Albania./scan