Aksident i rëndë, humb jetën shoferi i kamionit

2 months ago 31
Reklamë

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në fshatin Jezerc të Ferizajt në Kosovë.

Mediat kosovare bëjn me dije se shoferi i kamionit ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrokullisur disa metra poshtë rrugës.

“Ekipe të policisë, njësitet e rendit dhe hetuesit policorë të aksidenteve të Njësisë së Konunikacionit Rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shoferi i kamionit, shqiptar, kosovar i moshës madhore, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjekët të Emergjencës së Ferizajt”, njofton policia e Ferizajt.

Read Entire Article