Aksident i rëndë në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë, raportohet për të vdekur

2 weeks ago 31

Një aksident më pasojë vdekjen ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së shtunës në aksin Lushnjë-Tiranë. Siç bën me dije policia një 56 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë.

56 vjeçari Maringlen Koçiu, këmbësor u përplas nga automjeti i Lulzim Balilaj dhe humbi jetën në vendngjarje. Drejtuesi i makinës u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

Shtetasi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Read Entire Article