Aksident i rëndë në Serbi, 1 i vdekur dhe 37 të lënduar pas përplasjes së autobusit

3 months ago 20
Reklamë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Serbi mëngjesin e sotëm.

Nga përplasja e autobusit në afërsi të Mlladenovcit ka humbur jetën shoferi i një veture, ndërsa në spital kanë përfunduar 37 persona, katër prej të cilëve janë lënduar rëndë, mëson Tanjug.

Disa nga të plagosurit pritet të dërgohen në spitale të tjera, dhe shumica kanë lëndime në kokë.

Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar ka vizituar të lënduarit në Qendrën Emergjente./vizionplus.tv

Read Entire Article