Foto ilustruese
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:20, në autostradën Tiranë-Durrës. Shtetasi R. T., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë shtetasi R. T. ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /vizionplus.tv