Një i moshuar ka mbetur i plagosur në një aksident në unazën e qytetit të Korçës.
Ai ka qenë duke udhëtuar i vetëm në motor kur ka humbur ekuilibrin duke u rrëzuar nga motori dhe mbetur i plagosur.
Burime nga vendi i ngjarjes thanë se motoçiklisti në momentin e humbjes së ekuilibrit ka dashur të kalojë nga njëri krah i rrugës në anën tjetër drejt një rruge dytësore, manovrim që ka sjellë edhe rrëzimin e tij.
Sipas policisë i moshuari ka qenë duke lëvizur pa skafandër ndaj dhe ka marrë plagë në kokë.
Nga spitali bëjnë me dije se i moshuari po merr ndihmën e parë pranë këtij spitali dhe gjendja duket e stabilizuar./vizionplus.tv