Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, tre të lënduar

1 day ago 28

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin Lezhë-Shkodër.

Nga të dhënat e para raportohet për tre të lënduar, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Gjadrit.

Ne aksident u përshinë dy automjete. Të lënduar janë një drejtues mjeti, dhe dy pasagjerë të makinës tjetër.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti me drejtues shtetasin B. L. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. H..

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi V. H., 61 vjeç, dhe pasagjerja në automjetin e shtetasit B. L., shtetasja L. L., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Read Entire Article