Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër ”mesditën e kësaj të hëne. 39-vjeçarja ka humbur kotrrollin e mjetit e si pasojë është dëmtuar pasagjerja 14-vjeçare.
Bëhet me dije se e mitura ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, shtetasja S. K., 39 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar një 14-vjeçare (pasagjere) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./vizionplus.tv