Një aksident me një të plagosur në bulevardin “Republika” të qytetit të Korçës.
Ngjarja ka ndodhur ka në afërsi të kinemasë se këtij qyteti ku një mjet tip “BMW” ka përplasur një këmbësore duke e lënë të plagosur.
Mësohet se e plagosura ka qenë ne momentin e aksidentit duke kaluar në vijat e bardha nga njëra anë e bulevardit në anën tjetër.
Mosha e të aksidentuares mendohet të jetë rreth 60 vjeç. Është dërguar në urgjencë në spitalin rajonal të Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime pranë këtij spitali thane se ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat ku po pyetet për rrethanat e këtij aksidenti