Aksident në Korçë, makina përplas këmbësorin tek vijat e bardha, arrestohet shoferi

1 week ago 32
Reklamë

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në qytetin e Korçës.

Nga informacionet paraprake mësohet se një mjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësor në vijat e bardha, duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të terminalit të qytetit.

I lënduari është dërguar menjëherë me urgjencë në spitalin e Korçës ku po merr mjekimet e para ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Read Entire Article