Aksident në Pogradec, një nga shoferët largohet nga vendi i ngjarjes

2 weeks ago 36
Reklamë

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme, 2 shtator, në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të kryqëzimit të fshatit Grabovicë.

Dy mjete janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën dhe nga goditja e fortë njëra nga makinat ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në kanal.

Pas aksidentit, njëri nga drejtuesit e mjeteve është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia është duke punuar për identifikimin e kapjen e drejtuesit të mjetit i cili është larguar dhe dyshohet të ketë shkaktuar aksidentin.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit tjetër./vizionplus.tv

Read Entire Article