Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në zonën e Radhimës. Një automjet ka goditur një motor, ku si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i këtij të fundit.
Ai është dërguar në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës. Policia po heton shkaqet e aksidentit./vizionplus.tv