Aksident rrugor në Durrës, makina përplas efektivin e policisë teksa ishte në shërbim

5 months ago 27
Reklamë

Një punonjës policie ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (19 mars), pranë muzeut të dëshmorëve.

Gazetarja e Top Channel në Durrës, Vali Qyrfyçi raporton se efektivi i policisë ka qenë në shërbim kur u përplas nga një automjet, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel

Read Entire Article