Dy shtetas spanjollë janë aksidentuar ditën e sotme në Theth. Sipas informacioneve A.S 27 vjeç dhe C.A 24-vjeç kanë qenë duke udhëtuar me motor.
Drejtuesi i motorit A.S ka humbur kontrollin e motirt dhe për pasojë kanë dalë nga rruga. Të dy ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi:
Në fshatin Theth, shtetasi spanjoll A. S, 27 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi C. A., 24 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.