Një 33-vjeçar, i cili u përfshi në një aksident 5 ditë më parë në afërsi të nënkalimit të Parkut Zoologjik të Tiranës ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Shtetasi E.R, duke drejtuar motomjetin, në afërsi të nënkalimit te Parku Zoologjik i Tiranës, u përplas me trafikndarësen. Pas 5 ditësh në spital, i riu ndërroi jetë.
“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 05.09.2024, për një aksident të ndodhur në afërsi të nënkalimit të Parkut Zoologjik të Tiranës, ku shtetasi E. R., 33 vjeç, është përplasur me trafikndarësen, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, ky shtetas ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme”, njoftoi policia./vizionplus.tv