Aktorja e njohur në pritje të fëmijës së dytë

1 day ago 19

Jennifer Lawrence është në pritje të fëmijës së saj të dytë me Cook Maroney.

Lajmi u bë i ditur përmes Vogue, në një postim të bërë në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram.

“Urime Jennifer Lawrence! Aktorja fituese e Oskarit do të mirëpresë fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin e saj, galeristin Cook Maroney”, shkroi botimi, duke shtuar se përfaqësuesit e Lawrence konfirmuan lajmin e lumtur për revistën.

Çifti u martua në tetor 2019 dhe tashmë kanë një djalë, Sai 2-vjeçar.

“Të sapolindurit janë kaq të mahnitshëm. Tani i dua të gjitha foshnjat… Më është rritur zemra aq shumë, sa nuk e imagjinoja”, kishte thënë ajo në një deklaratë për Vogue pak pas lindjes së djalit të saj, në shkurt të 2022-shit. /vizionplus.tv

Read Entire Article