Akuzohet se vrau Vanjën 14-vjeçare, ekstradohet nga Turqia Lupço Palevski, mbërrin në aeroportin e Shkupit

5 months ago 27

Ljupço Palevski Palco, i akuzuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, është ekstraduar nga Turqia dhe ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut. Palevski zbarkoi në aeroportin e Shkupit, dhe më pas u dërgua në burgun e Shutkës.

Ai u arrestua më 6 dhjetor të vitit të kaluar, pasi fillimisht ishte arratisur në Serbi dhe kishte mbërritur në Turqi nëpërmjet Bullgarisë. Policia turke e arrestoi atë në Balikesir.

Më 30 prill, një gjykatë në Turqi miratoi r kërkesën e autoriteteve në Shkup për ekstradimin e shtetasit maqedonas, Lupço Palevski – Palço, i dyshuari kryesor për vrasjen 14-vjeçare Vanja Gjorçevska dhe të 74-vjeçarit Panço Zhezhovski.

“Nga Republika e Turqisë morëm miratimin për ekstradimin e Loupço Palevskit. Rezultati pozitiv i procedurës vjen pas të gjitha masave dhe aktiviteteve maksimale të ndërmarra nga juridiksioni i Ministrisë së Drejtësisë”, deklaroi Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga.

Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se procedura e ekstradimit do të kryhet nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, të dyshuarit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit, i cili duhet të fillojë të aplikohet menjëherë pasi ai të ekstradohet nga Turqia.

Read Entire Article