Akuzoi partnerin shqiptar se e detyroi të abortonte, flet 19-vjeçarja greke pas lirimit të tij: Kam frikë se mund të më dëmtojë

8 months ago 24

Greqi-27-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet se dhunoi dhe detyroi partneren e tij të merrte pilula për të abortuar foshnjën, u la i lirë me kusht.

Paraditen e së hënës, 27-vjeçari ka shkuar në hetuesinë e Zakynthos dhe pas gati 5 orësh është vendosur lirimi i tij me kusht. Ai duhet të paraqitet dy herë në muaj në komisariat, i është ndaluar dalja jashtë vendit dhe gjithashtu duhet të paguajnë një garanci prej 2000 eurosh.

Lexo edhe :

Related Posts

Shqiptari mohoi veprën për të cilën akuzohet dhe tha para hetuese dhe e dashura e tij 19-vjeçare i kishte marrë vetë pilulat.

Pas lirimit, ka folur për mediat greke e reja, duke thënë se ka frikë se 27-vjeçari do ta dëmtojë atë dhe gjyshen e saj.

“Më frikëson aq shumë që ai u lirua, ai mund të më dëmtojë mua ose gjyshen time. Ai na tha se nëse shkon në burg do të na dëmtojë. Unë nuk e di çfarë të them. Ky njeri nuk ndjen keqardhje për vrasjen e fëmijës tim”, tha 19-vjeçarja për mediet greke.

Në lidhje me gjyshen, të cilën 27-vjeçari e akuzon se nuk e do për shkak të origjinës, 19-vjeçarja tha: Fajëson edhe gjyshen time. Gjyshja ime ka pagëzuar një vajzë nga Shqipëria. Gjyshja ime nuk ka pasur kurrë një qëndrim racist ndaj askujt./vizionplus.tv 

Read Entire Article