Al Pacino tregon se si ndihet për rritjen e një fëmije në moshën 84-vjeçare: Është një mrekulli e vogël

1 week ago 40

Al Pacino, i njohur për rolet e tij ikonë si Michael Corleone në “The Godfather”, Tony Montana në “Scarface” dhe Frank Serpico në “Serpico”, thotë se “performanca” e tij më e kënaqshme është ajo e babait.

Në autobiografinë e tij të re Sonny Boy, dalë më 15 tetor nga Penguin Press, aktori 84-vjeçar përshkruan me dashuri marrëdhënien e tij me katër fëmijët e tij: Julie 34-vjeçare, binjakët Anton dhe Olivia, 23 vjeç dhe Romani vetëm 16 muajsh.

Lexo edhe :

Related Posts

Në një intervistë të fundit për PEOPLE, aktori fitues i çmimit Oscar foli për gëzimin që i sjellin fëmijët e tij.

Al Pacino Calls Fatherhood a ‘Mini-Miracle,’ Says Raising a Baby at 84 Feels ‘the Same’ as It Did Before (Exclusive) https://t.co/pfBLaZLBxi

— People (@people) October 10, 2024

“Është e mrekullueshme të kesh fëmijë. Për mua ishte një bekim. Më ndryshoi për mirë. Më ndryshoi përgjithmonë. Fakti që fokusohesh te njerëzit e tjerë që janë fëmijët e tu… ja ku është dashuria ”, shpjegon ai.

Kur u pyet se si ndihet si baba këtë herë, ai u përgjigj: “Gjithmonë është njësoj. Një mrekulli e vogël. Kaq mund të them”.

Ai shtoi: “Më pëlqen, jam shumë i lumtur që shoh fëmijët e mi. Është e mrekullueshme ”.

Në një intervistë tjetër me New York Times, Pacino zbuloi se i vogli Roman “tani po fillon të zbulojë botën. Ai po mëson gjëra”.

Kur u pyet nëse djali i tij më i vogël ishte arsyeja për të shkruar autobiografinë e tij, aktori pranoi: “Kjo është padyshim një nga arsyet.”

Në Sonny Boy, Pacino përmes stilit të tij karakteristik, sarkastik, ndan histori të panjohura nga xhirimet e filmave si “The Godfather”, “Cruising” dhe “Dog Day Afternoon”.

“Nuk e kisha menduar kurrë se do ta shkruaja, por ishte e pashmangshme ”, tha ai për PEOPLE.

“Unë po i afrohem 85. Kur arrin në atë moshë dhe ndjen kalimin e kohës, e kupton pse njerëzit duan të lënë diçka me shkrim.”/vizionplus.tv

Read Entire Article