Përdorimi i drejtë i gjuhës shqipe në media është prioritet për Autoritetin Kombëtar të Medias Audiovizive. Gjatë një takimi me gjuhëtarë dhe gazetarë u diskutuan problematikat që sjell shkrimi i gabuar i shqipes dhe huazimet e përdorura shpesh në ekranet televizive. Për gjuhëtarët përdorimi i fjalëve të huaja është i pashmangshëm, po kërkohet të paktën zëvendësimi i tyre më fjalë në shqip.
“Pastërtia e gjuhës ëshët një çështje jo vetëm shkencore por është një çështje e rëndësishme kombëtare. Sa kohë që kombin tonë e kemi në trysninë e një shprishjeje, demitimi na bie barra që media të jetë në ballinë atyre që japin modelin se si flitet shqip”, shprehet gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj
“Sigurisht që media ndikon në gjuhen e përditshme por ajo që ne nuk i kushtojmë rëndësi për që ndikon dukshëm janë tituijt e emisioneve televizive. Mund të duket si e parëndësishme por ne si pjesë të programeve tona i gjejmë shpesh edhe në leksikun e përditshëm të të folurit tonë”, thotë gjuhëtarja Linda Mëniku.
Ndrësa vetë AMA, kërkon që këto diskutime të mos mbesin vetëm në kuadrin e tryezave por të merren nisma konkrete, e bashkë me gjuhëtarët të bëhet një vëzhgim më i detajuar mediatik.
“Sa herë në sjelllim shkresa drejt mediave audiovizive, dhe janë thjeshtë tërheqje vëmendje dh ejo gjoba në mment ne vëmë re një reflektim, situate ndryshon. Pra jo gjithmonë masa ndëshkuese janë ato që të sjellin në vëmendje dicka që nuk je duke e bërë mirë. Nuk besojmë shumë te masa ndëshkuese, patjetër dhe ato i kemi në vëmendje kur shkelja është shumë e rëndë, shumë flagrante”, shprehet kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi.
Ky ishte takimi i parë i thirrur nga Autoriteti Kombëtar i Medias Audio-vizive. AMA nuk synon ndëshkimin e mediave, por ndërgjegjësimin e tyre për mbrojtjen e gjuhës shqipe. /vizionplus.tv