Analiza satirike/ Gjekmarkaj: Nga Shëngjini në Tiranë, misteret e çelësave të Babos që ngritën Muçon nga gjumi

8 months ago 34
Reklamë

Ndonëse të vetët i kishte mpirë me qortime duke vërtitur gjithnjë e më shumë kërbaçin e fshehur kulaçin, ajri i Shëngjinit Babos i bëri mirë. Gjumi i shkoi fjollë, i qëruar nga çdo nakatosje. Veqilët ishin zgjuar që me sabah dhe prisnin si kukudher shpërndarë sa në një cep aq në një tjetër, që të mos ishin larg nëse ai bënte shenjë, po as afër për t’i kujtuar ndonjë gjë.

Ai hipi mbi një bina një copë herë në mes të oborrit, këqyri sa andej këtej pa folur dhe u nis drejt detit për një shëtitje dëlirësie. Mamicës i dukej sikur Moisiu po kalonte të kuqin det. Si asnjëherë tjetër po vërshëllente fjalët e një kënge të vjetër sevdaje. “Muço mos shko në varre se të vdekurit i ngjalle dhe të gjallët i vdiqe fare”.
Rojet që e ndiqnin nga pas u qetësuan. Ata e dinë që Muçua ia përmirësonte humorin shumë. Thellë nuk i mungon simpatia për të. Natën e marrëveshjes së madhe të 2017, Muçua ishte përlotur, i kishte thënë që gjithë jetën e ka simpatizuar Babon, por janë rrethanat e karrierës…nejse.

Lajmi u përhap ngado dhe dita e dyte e samitit ishte më liberale. Ata patën leje jo vetëm të tundnin kokën por edhe të buzëqeshin herë pas here. Madje edhe Margeriti buzëqeshi për t’ju kujtuar se çfarë do t’ju mungojë tani e tutje, që vendin e saj e zuri druzhe Gonxhja.
Kur Babo nxori një palë çelësa dhe i tundi pak në ajër Bora u drodh dhe pyeti Ogin, “uaaaa mos do na dënojë dhe do na mbyllë në ndonjë katua, kujt ja mori, kujt do ia japë?”
Ajo iu përgjigje shkurt dhe por me afrimitet , mos u ngut mor xhan, prit Babo merr gjithmonë vendimin e duhur, nëse na ndëshkon e kemi hak , nëse na i beson i meritojmë.

Ai heshti pak, suspanca po i torturonte të gjithë, djerset e ftohta shkonin çurg, mjekra e Klosit dhe Ulsiut ishte bërë si furçe me bojë. Metes pasi i qethi ministrinë, flokët i ishin shtrirë lisho si të Beles pas krehrit.
Më në fund me çelësat në dorë, duke i tundur lehtë foli, por më zë të ulet si zhaurimë. Këta i kam të shtrenjtë, janë çelësa magjik. Një fallxhore në vitin 2013 më këqyri filxhanin dhe me tha ke lindur me këmishë biro, se përballë do kesh Muçon. E dëgjoja me vëmendje. Muçua e do gjumin më shumë se zgjimin. Këtu ke çelësat e gjumit me të cilët i hap dhe mbyll hallatin.

Ndaj për partinë tonë këta duhen ruajtur si sytë e ballit. I mbaj vetëm ne xhepin e qillotave të mia. Sot le të flejë dhe pak, por pasdite do e zgjoj. Tani na duhet, kur ata tjeret bashkohen nxjerr Muçon të turbullojë ujerat. Pastaj kemi ca ligje, reforma e trazime të tjera.
Në fakt kur u pyet nga gazetaret per Muçon pa oren dhe ju dhims , ju duk shpejt beri shënjen e gjumit si dhe lutjen që të mos bënin zhurmë.

Pasditja po trokiste dhe njerëzit e Muços po rrinin nën ballkon. Ata prisnin me sytë nga rruga në do sjellë dikush çelësin, në do zgjohet apo jo, nëse po ç’do bëjë, ç’do thotë, do na kënaqë me thagma e meme?
Më në fund me një motoguzi erdhi Tao. Në fillim se njohën se ishte veshur si polic i rrugores me lëkurë të zeze. Kur ngjatetoi ju ndriu nuri. Futi çelësin ai dhe e zgjoi. E mori me vete për t’ja shpënë të Zotit. Muçua i muhavitur doli në ballkon, lëshoi ca pasthirrma me dorën të goja dhe u shtriq dy a tri herë.

Ambasadoret e kuintit ( peshës) ishin mbledhur me një fare meraku! Disa e dinin për të humbur, ndonjë se njihte dhe kur ju thanë se ka qenë duke fjetur e gërhituri dy vjet s’u besuan veshëve. Who is this Muçua? pyeti Wizner. I përgjigjet Buçi ….” come ti posso dire, un personaggio che’ pretende se e’ capo del’ opposizione” …” ,”fak fak” prapë nëpër këmbe ky turfullonte Alister. “Wir warten ab und sehen jedes wort” më i kujdeshem gjermani.”Le temps perdu est l’éternité retrouvée” e mbylli me një fjalë të urtë francezja.
Edhe mileti po priste me kureshti se helbete donin të shihnin në i ka marrë për mbarë shendeti, në është plakur, në është pjekur, në është thinjur?

Trokiti ora. Muçua u shfaq pak i buçkosur dhe menjëherë dha lajmin e mirë. “S’ ka më ha Muço pi Muço” tani vetëm punë dhe “kujt t’i djegë ta mbajë” si dikur në fillore. Pastaj Muçua u zbeh dhe u bë i heshtur. Tataloshja aty pranë po e shihte me përdëllim. Me fuqinë e gjumit po përpiqej të lidhej me botën e përtejme. Llampa u ndez u dëgjua dy here një pip pip dhe Muçua u gjend mes të gjallëve dhe të vdekurve. Bëri një xhiro nëpër parajsë e ferr dhe pa se shumë anëtarë të partisë na kishin lënë shendenë. Muçua rrinte me sy mbyllur, një këmbe e kishte në boten e përtejme tjetrën në të këtejmen. Qerratai ! Ende në gjendje transi numëronte….kur tha 60 mije brof u zgjua…! Kaq janë matanë, si kemi më, i ka marrë Karonti me barkë, ti bëjmë hesapet pa ta u shfajësua. Gazetarët ishin të hutuar. Nuk ishin ndjerë asnjëherë kaq surrealë. Muçua piu pak ujë. Më pas rrëfeu një tjetër forcë të veten, atë që nëpërmjet gjumit të tij të lexonte gjumin e të tjerëve, që i shihnin si të vdekur demokratët që flenë. I treti, i treti gjeni kush është i treti u përhap kudo enigma muçoiste.
Pas dy orësh Muçua filloi të hapt gojën. Shumë kishte punuar i flihej. Babua i çoi njeriun me çelës, e kurdisi dhe ohoho gjumë shelegu, ose Muçoje. Jorushi i Tabakeve vajtonte me ballkon me lot të ngrohtë e të rrumbullakosur si qershi, nuk dihej për ato që dëgjoi apo për atë qe kemi besuar. I treti , Gazi lideri që kërkon perspektive ju gërmush me paradigma morale, po dikush i tha djalo nuk shpiket deti me shoshë dhe e la. Gojë marifetin Salianj nuk dihet ku e ka zënë kjo mrekulli por të gjithë po presin çdo thotë , ç’ mirësi do nxjerre nga xhani?

Top Channel

Read Entire Article