Antisemitizmi i maskuar si protestë politike

7 months ago 20
Reklamë

Opinion nga Galit Peleg, ambasadore e Izraelit ne Shqiperi

Antisemitizmi është një nga format më t vjetra të racizmit, me hebrejtë që përdoren si koka turku për problemet shoqërore në të gjithë botën.

Por megjithëse nivelet e tij pësojnë ulje-ngritje në periudha të ndryshme, nganjëherë antisemitizmi i fjetur nuk zhduket kurrë.

Në kohët e sotme ai është shndërruar në një formë të re urrejtjeje ndaj hebrenjve, duke u maskuar aq sa behet i padallueshëm, por jo më pak i dëmshëm.

Duke zëvendësuar shtetin hebre me popullin hebre e duke pretenduar se je ‘pro-Palestinë,’ ‘anti-Zionist,’ apo ‘mbrojtës i të drejtave njerëzore,’ antisemitët e rinj mendojnë se mudn të fshihen.

Urrejtja e hebrenjve është përhapur më shumë pas masakrës së Hamas më 7 tetor dhe ka treguar ngjyrat e vërteta për të gjithë.

Prej atëherë numri antisemitëve dhe incidenteve antisemite ka arritur shifra të habitshme. Një raport i grupit monitorues ADL tregon se ka një rritje 337% që prej sulmeve në jug të Izraelit, me mbi 2,000 incidente në SHBA dhe më shumë në disa vende evropiane e kontinente të tjera.

Megjithse skenat e sulmeve të Hamas u shfaqën në transmetim direkt në ekranet e të gjithë botës, ku terroristët shiheshin të digjnin familje apo të moshuar që merreshin peng dhe gra të përgjakura që nxirreshin në Gaza – këta mbështetës të drjetësisë nuk tentuan të shpjegonin apo justifikonin ligësinë që po shfaqej para të gjithëve.

Shumë nejrëz ende nuk pranojnë të bëjnë përgjegjës Hamas për veprimet e tmerrshme  por ndryshonin realitetin duke i hedhur fajin Izraelit me thirrjet “rezistenca është legjitime.” Përdhunimi i grave e vajzave nuk është legjitime! Fëmijë e të moshuar nuk janë objektiva legjitime!

Hamas nxit ndjekësit e ti të urrejnë hebrejtë dhe terroristët e tyre të vrasin të gjithë hebrejtë.

Kjo retorikë urrejtjeje është e dokumetnuar dhe u bë realitet me masakrën e kryer në ditën e tmerrshme dhe krenarinë që shprehnin më pas vrasësit.

Një nga terroristët që mori pjesë në sulmin e 7 tetorit në jug të Izraelit  telefonoi në shtëpi te prindërit në Gaza, duke përdorur celularin e viktimës për të thënë se kishte vrarë dhjetë hebrej.

Ju luten të zëvendësoni këtë emër me një tjetër minoritet në atë telefonatë të regjistruar dhe ta riluani në mendje. Pastaj imagjinoni rrugët e kryeqyteteve të mëdha që demonstrojnë jo për viktimat por për këtë vrasës dhe shokët e tij.

Supozimi i terroristëve se vrasja, përdhunimi e tortura i civilëve izraelitë ishte i merituar, reflekton nëj nivel urrejtjeje të një realiteti të shtrembëruar.

Aftësia e tyre për të mohuar të vërtetën deh faktet është gjithashtu e habitshme. Ata thërresin “çlironi Gazën nga pushtimi, duke mos marrë parasysh tërheqjen e Izraelit në 2005 dhe vendosjen e mëpasshme të regjimit të Hamas.

Duket e tepërt që shumë grupe humanitare nuk bëjnë thirrje për largimin e Hamas nga Gaza. Por ata duan të largojnë hebrejtë nga Izraelit, duke brohoritur për zhdukjen e shtetit hebre “nga lumi te deti, Palestina do të jetë e lirë.”

Sytë e këtyre individëve e grupeve ‘pro-Palestinë’ janë të mbyllur për atë që ka shkaktuar Hamas ndaj popullatës në Rripin e Gazës. Axhenda e dhunshme e Hamas ka depërtuar në shoqërinë civile në Gaza me strategjinë e përdorimit të civilëve për të mbuluar aktivitetet ilegale.

Hamas nxit fëmijët të urrejnë hebrejtë dhe i stërvit të përdorin armë. Ata përdorin OKB dhe vendndodhje të tjera si shkolla e xhami për të prodhuar e magazinuar armë, për stërvitje ushtarake e lëshime raketash ndaj komuniteteve izraelite.

Për fat të keq Hamas i konsideron civilët si asete për të fituar simpati jashtë vendit. Ata nisin armiqësinë dhe më pas gjenerojnë presion ndërkombëtar për të detyruar armëpushim të parakohshëm, për t’i mbijetuar sulme të Izraelit.

Prandaj herën tjetër që dëgjoni dikë që thotë “Palestina e lirë,” mendoni se nga cilët duhet të çlirohen palestinezët. A nuk duhet të çlirohen nga Hamas që indoktrinon urrejtjen, u mohon njerëzve një mundësi më të mirë për familjet dhe nënshtron gratë? Të ëlirohen nga organizata që i vë në rrezik, refuzon paqen  dhe u premton një të ardhme të mbushur me dhunë e konflikt?

Duke parë masakrat e Hamas kundër civilëve izraelitë dhe dhimbjen ndaj vetë palestinezëve, mbështetja për këtë grup terrorist të ngjashëm me ISIS vjen vetëm nga padituria ose urrjetja e fshehur, ju vendosni. Galit Peleg, ambasadore e Izraelit ne Shqiperi

Top Channel

Read Entire Article