Lulzim Basha ka reaguar sërish pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’i dhënë vulën e PD-së Sali Berishës.
Ai tha jashtë Kuvendit se nuk është i shqetësuar për hallin e tij personal, por për qytetarët. Basha u shpreh se ky është pazar me Edi Ramën dhe këtë e provoi vendimi i gjykatës.
Lexo edhe :
Related Posts
“Nuk kam asnjë shqetësim që lidhte me fatin tim personal. Bëj betejë për qytetarët shqiptarë. Pasojat i vuajnë qytetarët shqiptarë. Kur vjen puna për te reforma zgjedhor nuk e kërkoj për veten time por për qytetarët. Qytetarët meritojnë votën preferenciale. Minat ja vunë vetë.
Ky është momenti, tani janë të çliruar nga ankthi vulës dhe logos dhe të çojë ku e e kanë çuar kauzën me pazaret me Edi Ramën. Distancim me Edi Ramën duhet të bëjnë ata që bëjnë pazar me Edi Ramën dhe kjo ishte e qartë nga vendimi i djeshëm i gjykatës”, tha Basha. /vizionplus.tv