Arrestimi i Metës, reagon SHBA: Mbështesim përpjekjet e SPAK kundër korrupsionit të nivelit të lartë

2 hours ago 1

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.

DASH thotë se mbështet përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë.

Lexo edhe :

Related Posts

“Jemi në dijeni të arrestimit. Ju referojmë tek autoritetet shqiptare për detaje të mëtejshme në lidhje me rastin. Shtetet e Bashkuara mbështesin përparimin e Shqipërisë drejt sundimit të ligjit, përfshirë përpjekjet e SPAK-ut për të ndjekur penalisht korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, në përputhje me ligjin”, shprehet një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua të hënën me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ndaj Metës rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv, mosdeklarim dhe fshehje pasurie si dhe pastrim të parave.

Po ashtu, SPAK vendosi masën për detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin, si edhe arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitjeje për Ema Çokun. /vizionplus.tv

Read Entire Article