Sa i sigurt është mishi i importuar nga Brazili? Eksperti: Pulat mund të kenë 1-2 vite që janë therur

2 hours ago 5

Siguria ushqimore është një shqetësim i madh për qytetarët, teksa në treg qarkullojnë produket që mund të jenë të dëmshme për shëndetin e tyre.

Ilir Lloha, zv/dekan në Fakultetin e Bioteknologjisë, ishte i ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, ku u ndal ndër të tjera edhe te mishi i importuar nga Brazili.

“Pula është një produkt me origjinë shtazore që deri diku është homogjen. Ndyrshon pak nga shteti në shtet, por varet nga raca, kushtet e rritjes, nga ushqyerja. Janë disa lloje pulash, si psh pula për vezë apo pula për mish”, tha ai, teksa shpjegoi se nuk është e vërtetë që këto produkte vijnë të kontaminuara.

“Nuk është e vërtetë. Nga Brazili në përgjithësi ne marrim mish viçi. Kur thuhet produkte importi nuk prezumohet pjesa e kontaminimit, problemi qëndron që ai produkt nuk është i freskët. Nëse një mish është nisur nga Brazili, ai është nisur para shumë kohësh. Ai mish që ti konsumon dhe është i importuar mund të ketë 1-2 vite i therur. Nuk ka vlerat e duhura ushqyese”, tha Lloha. /vizionplus.tv

Read Entire Article