Kryemadhi mbërrin në GJKKO: Erdha të përballem me drejtësinë e kastruar

2 hours ago 17

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat para se të hynte në Gjykatë për konfirmimin e masës së sigurisë.

Ajo tha se drejtësia e Edi Ramës nuk është drejtësia që kanë kërkuar shqiptarët dhe partnerët e vendit.

“Po shkoj sot për t’u paraqitur përballë një sistem drejtësie të kastruar, nëse inteligjencën nuk e kanë të zhvilluar për të kuptuar ca do të thotë fjala kastruar, për t’ju treguar nga ata kush e ka shpërndarë dosjen në media që kanë nxjerrë sekretin hetimor. Drejtësia e Edi Ramës nuk është drejtësia që kanë kërkuar shqiptarët, nuk është drejtësia e partnerëve tanë, por për të kuptuar se eshtë drejtësia e propagandës së Edi Ramës. Ti shikojmë edhe fytyrat që kanë, a do ta përballojnë dot apo jo”, tha ajo. /vizionplus.tv

Read Entire Article