Nis aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në kanalin e ujërave të larta në Vlorë, Dredha: Masat do të vazhdojnë

2 hours ago 1

IMT ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në kanalin e ujërave të larta, një hap i ndërmarrë nga Bashkia e Vlorës pas përmbytjeve të 4 Tetorit. Kryetari i bashkisë, Ermal Dredha, theksoi se pas përmbytjes ka filluar evidentimi i të gjitha segmenteve ku ndodhen kanalizimet, dhe aty ku është abuzuar me ndërtime të paligjshme, do të ndërhyhet.

 “Këtu jemi te kanali i ujërave të larta në qytetin e Vlorës dhe me këtë prishje shpresojmë të japim një mesazh të qartë për të gjithë ata që pengojnë mirëfunksionimin e këtij kanali. Masat konkrete që po marrim sot do të vazhdojnë edhe në vijim”, tha ai.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në kanalet e ujërave të larta në qytetin e Vlorës, i nisur nga Bashkia e Vlorës, do të vijojë në evidentimin e të gjitha ndërhyrjeve të paligjshme në zonë. /vizionplus.tv

Read Entire Article