“Biznesi i vogël pa taksë dhe TVSH deri në 2029-ën”, Rama: Paguani sigurimet shoqërore, gropën e madhe e kompensojmë me gjysmë miliard euro

1 hour ago 2

Kreu i qeverisë, Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te biznesi i vogël, për të cilin tha se deri në vitin 2029 nuk do të ketë taksa dhe TVSH në mënyrë që të ketë lehtësira. Por kreu i qeverisë i bëri thirrje sipëmarrjeve që të paguajnë sigurimet shoqërore pasi për shkak të mospagimit të tyre ka një gropë në fondin e pensioneve prej gjysmë miliard eurosh, gropë e cila plotësohet nga fondi i arkës së shtetit.

Edi Rama: Kemi vendosur që deri në 2029 biznesin e vogël ta lëmë pa taksa dhe pa TVSH deri në 100 mijë euro xhiro për t’i dhënë mundësi që të zhvillohet. Në Shqipëri vetëm 27% e bizneseve paguajnë TVSH, 2/3 nuk paguajnë as TVSH. Nga të gjitha lehtësirat që i janë bërë biznesit, e kishin 20% TVSH para disa vitesh dhe kërkonin të kishin një tjetër TVSH për shkak të konkurrueshmërisë në rajon dhe ne kemi rënë në një rajon ku në aspektin e turizmit janë të gjithë peshkaqenët e Mesdhehut. Ja u bëmë më të ultën, 6% apo të tjera lehtësira dhe e dini sa është shuma që shkon në arkën e sipërmarrjeve nga këto lehtësira?

Pra shuma nga e cila qeveria ka hequr dorë dhe në vend se ta mbledhë dhe ta çojë në arkën e shtetit e ka lënë në arkën e sipërmarrjeve? Është 1.1 mld euro në vit. Po flasim për buxhetin e Shqipërisë, nuk po flasim për një buxhet që 1.1 mld euro mund të mos jenë shumë të rëndësishme. I kemi dhënë shumë frymëmarrje sipërmarrjes dhe kemi bërë shumë mirë. Problemi është që jemi sot në kushtet kur kemi një tjetër ¼ që është ¼ e buxhetit që shkon për pensionet dhe na mungon kontributi i sipërmarrjes, kontributi ligjor i detyruar i sipërmarrjes. Sipëmarrja grabit pensionistët duke mos paguar detyrimet bazë dhe po filloj nga detyrimi i detyrimeve, që është përpara taksave, sigurimet shoqërore. Sot ne kemi një gropë shumë të madhe të cilën e kompensojmë duke vendosur gjysmë miliard euro për të plotësuar pensionet sepse pa këto gjysmë miliard euro pensionet nuk mund të jepen në nivelin që janë sot./vizionplus.tv

Read Entire Article