“Kam pësuar goditje në tru, më lini të qetë”, zbardhet dëshmia e shqiptares së akuzuar për vrasjen e grekes! Detajet që “e tradhtuan”

2 hours ago 107

“Kam probleme shëndetësore, kam pësuar goditje në tru, më lini të qetë”.

Kjo është dëshmia e 50-vjeçares së arrestuar nga policia greke për vrasjen e të moshuarës në Kamena Vurlë.

Lexo edhe :

Related Posts

50-vjeçarja nga Shqipëria para hetuesve ka deklaruar e nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Atë ditë shkova në shtëpinë e saj, por nuk bëra asgjë. U ula për pak dhe u largova, nuk kam lidhje me ngjarjen. Kam probleme shëndetësore, më lini”, ka thënë ajo, ndërsa e pyetur nga policia se ku janë rrobat dhe këpucët që ka veshur atë ditë, gruaja është përgjigjur se “janë diku këtu. Tani nuk mund t’i gjej, ndoshta janë vjedhur. Nuk jam mirë, më lër. Është detyra juaj t’i gjeni ato.”

“Dëshmitë” që e “dogjën”

Hetuesit që trajtojnë çështjen duken të bindur se pas vrasjes qëndron 50-vjeçarja. Elementet që e implikojnë janë të shumtë.

Policia mësohet se ka siguruar material vizual në të cilin shfaqet 50-vjeçarja duke hyrë në shtëpinë e 84-vjeçares ditën e vrasjes. Ajo ka qëndruar në shtëpi për rreth dy orë.

Shqiptarja ka pranuar se e ka vizituar të moshuarën, por ka dhënë orare të ndryshme nga ato që tregohen në pamjet e sigurisë.

Një tjetër element shqetësues është se bashkëshorti i shqiptares ka pohuar në polici se një ditë pas vrasjes gruaja e tij ka pësuar goditje në tru. Gjë që i bën policët të mendojnë se ndoshta ajo nuk mund të përballonte presionin e krimit.

Gjithashtu, një element tjetër që do të hedhë dritë mbi identitetin e autorit/autores janë këpucët që kishte veshur atë ditë pasi policia gjeti gjurmë gjaku në zonë. Por kur i kërkuan të akuzuarës që t’ia dorëzonte këpucët që kishte veshur në ditën kur vizitoi të moshuarën, ajo, siç u përmend më lart, u përgjigj se nuk mund t’i gjente.

Kronika

Autoritetet u njoftuan më 12 tetor nga kushëriri i të moshuarës pasi ajo nuk kishte dhënë shenja jete prej më shumë se 24 orësh. Kur oficerët mbërritën në shtëpi, zbuluan se dera ishte e hapur por nuk kishte shenja të thyerjes.

84-vjeçarja u gjet e shtrirë dhe me një plagë në shpinë.

Sipas raportit mjekësor, 84-vjeçarja ëhstë goditur në shpinë me thikë./vizionplus.tv

Read Entire Article