Raketat godasin Izraelin gjatë vizitës së Blinken, Sekretari Amerikan i Shtetit dërgohet në strehimore

2 hours ago 16

Vizita, por edhe largimi nga Izraeli, i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, u shoqërua me incidente, pasi në Tel Aviv ranë alarmet e raketave të Hezbollahut, dhe ai u dërgua me shpejtësi në një strehë.

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë qytetin izraelit të mërkurën në mëngjes, ndërsa tymi, me sa duket nga një raketë e kapur, u shfaq në qiell mbi hotelin luksoz të Blinken.

New York Times raportoi se diplomati më i lartë amerikan, në udhëtimin e tij të 11-të në Lindjen e Mesme që nga 7 tetori, ishte mes zyrtarëve amerikanë dhe të ftuarve të tjerë që u drejtuan të strehoheshin në katin e poshtëm gjatë ndalesës së tij të shkurtër në Izrael.

Grupi terrorist i mbështetur nga Irani tha se kishte shënjestruar bazën ushtarake Glilot në periferi të Tel Avivit. Nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar nga sulmi.

Blinken u takua me liderët izraelitë të martën për t’i nxitur ata që të “përfitojnë” nga vdekja e liderit të Hamasit, Yahya Shinwar javën e kaluar përpara se të nisej për në Arabinë Saudite të mërkurën. /vizionplus.tv

Read Entire Article