VIDEO/ Në pritje të masës së sigurisë, dalin pamjet, Ilir Meta brenda kafazit të qelqtë

2 hours ago 24

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene ka siguruar pamje nga salla e gjyqit ku ndodhet Ilir Meta, i cili pret të njihet me masën e sigurisë.

Ilir Meta mbërriti në GJKKO rreth orës 09:10 minuta për t’u njohur me masën e sigurisë arrest me burg. Po, seanca u shty për në 13:30.

Lexo edhe :

Related Posts

Presidenti i PL ndodhet i rrethuar nga dy punonjës policie, ndërsa Monika Kryemadhi futet në sallën e gjyqit dhe bisedon me një efektiv policie.

Paraditen e sotme, në sallën e gjyqit pati debate mes Ilir Metës dhe prokurorit të posaçëm, Altin Dumani.

Meta akuzohet për tre vepra penale: për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit.

Ndaj Piro Xhixhos, babai i Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv.

Sipas SPAK ai dyshohet se ka shfrytëzuar autoritetin e tij si kryetari i AKEP-it, ku u propozua nga LSI-ja, dhe në zbatim të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes, si dhe ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP.

Ndërsa ndaj Ema Çokut rëndon akuza e pastrimit të parave.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët. 2 dosjet ndaj Metës, Cez-Dia dhe lobimi në SHBA janë bashkuar tashmë në 1 hetim. /vizionplus.tv

Read Entire Article