OKB: Do të duhen deri në tre shekuj e gjysmë për të rindërtuar Gazën

3 hours ago 26

Përveç humbjeve njerëzore, shkatërrimet në Rripin e Gazës nga lufta njëvjeçare janë të pallogaritshme. Lagje të tëra janë rrafshuar dhe infrastruktura është shkatërruar plotësisht në të gjithë enklavën.

60% deri në 70% e të gjitha shtëpive në Gaza janë shkatërruar, me 82% të shtëpive vetëm në Gazën veriore – kjo do të thotë se pothuajse të gjithë banorët e vuajtur janë të zhvendosur.

Në një raport përkatës të OKB-së të bërë publik në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin, thuhet se shkalla e shkatërrimit është e tillë që nëse lufta përfundon nesër, rindërtimi i Rripit të Gazës dhe kthimi në trendin e rritjes të regjistruar midis 2007 dhe 2022, mund të duhen deri në tre shekuj e gjysmë.

Gjithashtu, përpara se të fillojë rindërtimi, më shumë se 39 milionë tonë mbeturina, të mbushura me kufoma dhe municione të pashpërthyera (UXO), do të duhet të hiqen nga e gjithë enklava. /vizionplus.tv

Read Entire Article