Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni nga kryeministri Edi Rama

2 hours ago 13

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Tiranë pasditen e sotme, në kuadër të turit të përvitshëm të vizitave, në disa vende të Ballkanit Perëndimor.

Presidentja u prit me ceremoni zyrtare në kryeministri nga shefi i qeverisë, Edi Rama.

Pas ceremonisë zyrtare, të dy u drejtuan drejt ambienteve të brendshme të kryeministrisë.

Në orën 16:00 shefi i qeverisë dhe Presidentja e Komisionit Evropian do të mbajnë një konferencë për mediet.

Ndërsa në orën 17:00, do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Europës.

Ursula von der Leyen e gjen Shqipërinë në këtë vizitë, me një hap të avancuar drejt BE, pas Konferencës së dytë ndërqeveritare dhe çeljes së kapitullit të parë disa ditë më parë në Luksemburg.

Në të fundit vizitë në Tiranë atë të 15 Tetorit të vitit të shkuar, Ursula von der Leyen gjatë Samit të Berlinit, shpalosi planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor përmes një pakete 6 miliard Euro.

Ndërsa në 10 vjetorin e Samitit të Berlinit mbajtur  në Gjermani javën e shkuar deklaroi se ”duhet të kryhen “detyrat e shtëpisë” për të përfituar nga Plani i Rritjes”.

Gjatë këtij turi në Ballkanin Perëndimor Presidentja e Komisionit Europian pritet të përcjellë mesazhe për zgjerimin sikurse të ketë një fokus të posaçëm për Planin e Rritjes, i shtrirë në periudhën kohore 2024-2027 për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor./vizionplus.tv

Read Entire Article