Siguronte viza turistike të falsifikuara për shtetas të huaj, arrestohet futbollisti 21-vjeçar në Tiranë

3 hours ago 22

Një 21-vjeçar (futbollist) është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se siguronte viza turistike të falsifikuara, për shtetas të huaj, me qëllim hyrjen në Shqipëri dhe më pas kalimin në mënyrë të paligjshme në vendet e BE-së.

Dy persona të tjerë të cilët dyshohet se ndihmonin 21-vjeçarin po hetohen në gjendje të lirë.

Gjatë operacionit “Viza” u ndalua shtetasi Yvan Zouzou, 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Sh. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, dhe I. B., 27 vjeç, banues në Gjermani.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Yvan Zouzou siguronte viza të dyshuara të falsifikuara, kundrejt pagesës, për shtetas të huaj, kryesisht nga Lindja e Mesme, për të hyrë në Shqipëri, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve me vendet fqinje, për të kaluar më pas në shtetet e tjera të BE-së.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. S. dhe I. B., të cilët dyshohet se ndihmonin 21-vjeçarin, në këtë veprimtari kriminale.

Policia ka sekuestruar 13 viza të dyshuara të falsifikuara, mandate transfertash, dokumente të tjera dhe 2 celularë./vizionplus.tv

Read Entire Article