Të shtëna me armë në Prishtinë, 4 të plagosur, 13 të arrestuar

2 hours ago 23

Katër persona kanë mbetur të plagpsur pas të shëtnave me armë zjarri në Prishtinë.

Ngjarja ka ndoddhur rreth orës 01:20 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se lidhur me rastin janë arrestuar 13 persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë.

“Sot rreth orës 01:20, policia ka marrë informacione për të shtëna me armë në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.  Menjëherë pas marrjes së informacioneve policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme raportohet për katër persona të lënduar, njëri prej të cilëve dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes ku dyshohet të jenë përdorë mjete të forta. Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit. Deri tani nga ana e policisë janë identifikuar, arrestuar dhe dërguar në mbajtje 13 persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë”, tha Ahmeti./visionplus.tv

Read Entire Article