Konfiskohet pallati në Durrës, objekti gjashtëkatësh ka ardhur nga aktiviteti kriminal

2 hours ago 1

Agjencia e aseteve kriminale ka urdhëruar konfiskimin e një pallati në zonën e plazhit në Durrës, ndërsa forca të shumta policie kanë marrë pjesë në ekzekutimin e këtij vendimi.

Bëhet fjalë për pallatin 6-katesh “Colombo”, pronë e shtetasit Pëllumb Tuda, emër i njohur për policinë i dënuar për një sërë veprash penale.

Konfiskimi i këtij pallati është bërë pasi ka rezultuar se ai është pronë e ardhur nga aktiviteti kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike të Pëllumb Tudës ndër vite.

Dy avokatët e kontaktuar nga familjarët e investitorëve, në këtë rast familjes Tuda, janë shprehur kundër zbatimit të vendimit.

Naim Tota dhe Baftjar Rusi thanë se ekzekutimi i vendimit po bëhet në një kohë që gjykata e lartë nuk e ka shqyrtuar çështjen.

E ëma e Pëllumb Tudës pretendon se pallatin e ka bërë bashkëshorti i saj, duke nisur 30 vite më parë falë punës që kanë bërë në Itali.

Pëllumb Tuda ka qenë emër i njohur për uniformat blu në Durrës, pasi ka qenë i skeduar për disa ngjarje të ndryshme. 51-vjeçari është arrestuar më parë me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe plagosjes me dashje të një prej punonjëseve të tij në diskon “Colombo”, e cila funksiononte si e tille në ambientet e pallatit të konfiskuar. në vitin 2015 ai plagosi dhe rrahu  punonjësen e tij për shkak se ajo nuk pranoi të prostituonte./vizionplus.tv

Read Entire Article