“Ku kanë b**hë me fol këta”, Presidenti i PL-së u përplas me Dumanin dhe prokurorët, Kryemadhi: Ilir Meta sikur i përkëdheli

2 hours ago 31

Seanca për konfirmimin e masës së sigurisë për Ilir MEtës, Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon dhe Ema Çokun u shty për në orën 13:30 pasi mbrojtja kërkoi kohë për t’u njohur me aktet dhe fashikujt hetimorë.

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediet foli për përplasjen e ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta dhe me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe 2 prokurorët Arben Kraja e Sotir Kllapi gjatë seancës së zhvilluar në GJKKO.

“Ilir Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi”, tha Kryemadhi, pas daljes nga ambientet e Gjykatës së Posaçme, ndërsa shtoi “ku kanë b*th me fol ata”.

Deputetja u shpreh se për të tërhequr vëmendjen nga krimi i strukturuar po kërkohet të bëhet show emocional.

“Të gjithë jemi të dyshuar po poshtërsia e tyre më e madhe për të larguar vëmendjen nga Enchro, krimi i strukturuar kërkojnë të bëjnë shoë politik, ndoshta emocional, por nuk i kënaqim dot.

Ku kanë b*th me fol ata, ku flasin dot ata pa lejen e Ramës. Ilir Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi”, tha Kryemadhi./vizionplus.tv

Read Entire Article