Opozita shqiptare proteston sot para Parlamentit Evropian

1 hour ago 1

Deputetët e opozitës, ditën e sotme, 23 tetor, do të protestojnë para Parlamentit Europian në Strasburg, në të njëjtën ditë kur PE mblidhet në seancë plenare.

Opozita ka vendosur që të zhvendosë mosbindjen civile në Strasburg, pas protestave dhe kasoit në Parlamentin shqiptar.

Ditën e sotme pritet të ketë një ndarje në dy grupe të deputetëve.

Njëri grup i deputetëve do të hyjnë brenda Parlamentit Europian për të zhvilluar takime me eurodeputetët, ku do t’i informojnë ata për situatën e opozitës në Shqipërië dhe grupi tjetër do të jenë para Parlamentit Europian me pankarta në duar për të protestuar.

Në protestë pritet të jenë rreth 30 deputetë. Kjo është hera e parë, që deputetët shqiptarë organizohen për të protestuar para Parlamentit Europian.

Kjo lëvizje e Partisë Demokratike vjen pas dënimit të Ervin Salinajit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen ‘Babale’.

Deputetët opozitarë kërkojnë sensibilizim për kauzat e tyre, që nga përjashtimet nga Kuvendi, kërkesa për qeveri teknike, apo edhe dënimi i Salianjit e masa e sigurisë dhënë për Sali Berishën, të cilat i konsiderojnë të padrejta./vizionplus.tv

Read Entire Article