Policia italiane ka vënë në pranga babë dhe bijë, pasi akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me dy të mitur.
Mediat italiane raportojnë se janë arrestuar një 58-vjeçar dhe vajza e tij, të dy nga Cervinara.
Arrestimi i tyre u bë pas urdhërit të lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme në Gjykatën e Apelit të Napolit për krimi i dhunës seksuale të rëndë dhe të vazhdueshme.
Pas hetimeve të kryera rezulton se përgjatë viteve 2018-2019 burri në bashkëpunim me vajzën e tij kishte kryer abuzim seksual ndaj dy të miturve.
Dyshohet se ishte vajza ajo që i gjente “pretë” dhe më aps babai abuzonte me ta. /Vizionplus.tv/