Një 20 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës.
Operacioni “Stacioni” për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.
Sipas policisë në pranga ra Erdi Kurti banues në Tiranë.
Në afërsi të ish-Stacionit të Trenit, Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 20-vjeçarin, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës, qindra doza me lëndë narkotike (sintetike) LSD./vizionplus.tv