Policia e Durrësit ka vënë në pranga Andrea Bregasin, autorin e dyshuar të atentatit që tronditi “Don Boskon”. 33-vjeçari është arrestuar në hyrje të një pallati në lagjen nr. 11, në Durrës, ndërsa ishte i shpallur në kërkim për atentatin e dështuar.
Gjatë arrestimit atij iu gjet arma e zjarrit me krehrin dhe 9 fishekë.
Lexo edhe :
Related Posts
“Nga kontrolli në çantën e 33-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.
Në vijim, pas verifikimeve rezultoi se shtetasi A. B. ishte në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, njofton policia.
Në dhjetor të vitit 2023, Bregasi qëlloi me pistoletë automjetin që drejtohej nga Rudolf Zefi. 42-vjeçari menjëherë lajmëroi policinë, teksa fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk prekën drejtuesin e mjetin dhe dy pasagjerët.
Andrea Bregasi pas ngjarjes është larguar me këmbë, ndërkohë që është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë në këtë zonë.
Policia njoftoi se do të jepte shpërblim për këdo që jepte informacion lidhur me vendndodhjen e të arrestuarit./vizionplus.tv