Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në Asemblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku në fokus janë zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
Fjalën e tij kryeministri Rama e nisi me atë që i referohet si nevoja për rienergjizim të partisë, në mënyrë që socialistët të “ndezin motorët” për parlamentaret e vitit 2025.
Ai theksoi se për 6 muaj skuadra e PS do të jetë gati.
“Sot hapim një kapitull të ri të jetës së kësaj familjeje. Nga ky saksion ku do të përmbyllim proceset e brendshme zgjedhore duke ngarkuar edhe ekipin e ri drejtues, ne do të nisemi drejt përballjes për mandatin e katërt qeverisës së PS, pranverën e ardhshme. Për 6 muaj duhet të jetë gati të zbresë zyrtarisht në fushë skuadra jonë e re përfaqësuese “PS 2030 për Shqipërinë 2030”.
Po ashtu, Rama foli dhe për listat e hapura, ndërsa një porosi ka edhe për deputetët.
“Këtë herë në bazë të ligjit të ri zgjedhor pjesëtarët e përfaqësues tonë do të jenë 187, 140 prej tyre në listën e votimit për garën e hapur në popull dhe 47 në listën e mbyllur të partisë. Është u udhëz që të ndaj me ju se më e mira për ju sot deputetët me më shumë 1 mandat pa përjashtuar dhe drejtuesit politik të qarqeve që bëjnë pjesë në këtë kategori, përfshirë dhe unë personalisht të jenë në garë të hapur si gjithë tjerët”, tha ai.