Kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një konferencë për mediet me homologen e tij italiane Giogia Meloni, e cila ndodhet në Shëngjin. Kryeministrja italiane ndodhet në Shqipëri për të inspektuar qendrat e pritjes së emigrantëve që po ndërtohen në Shqipëri.
Disa kohë më parë Shqipëria hapi dyert për shtetasit afganë të cilët i ikën luftës. Rama tha se vendi ynë është i vetmi që nuk i ktheu kurrizin.
Edi Rama: Qeveria nuk ka njohur paqe në luftën ndaj krimit dhe nuk ka kthyer kurrë kurrizin ndaj Italisë dhe vendeve mike. Këtu pranë jeton një komunitet afgan. Janë gati 350 njerëz që janë larguar nga vdekja pas rënies së Kabulit, njerëz që nuk janë pranuar nga asnjë vend anëtar i NATO-s. Vetëm një pjesë e tyre shkuan në SHBA.
Disa gazetarë investigativë vijnë këtu dhe nuk shikojnë afganët, nuk shohin qindra emigrantë që kanë ikur nga vdekja, por shohin shpirtra të kriminalitetit, që ekzistojnë në mendjet e tyre kur paguajnë biletat për të ardhur në Shqipëri, për të informuar publikun me shkrime që janë parapërgatitur. Unë jam krenar për Shqipërinë që mund t’i shërbej Italisë./vizionplus.tv