Atentati ndaj boksierit në Shkodër, u qëllua dy herë, objektivi zbriti nga makina me shpejtësi

1 week ago 24
Reklamë

Arjon Kajoshi, boksieri i Vllaznisë, dyshohet se ishte objektiv i të shtënave në lagjen Rus, Shkodër.

Boksieri po lëvizte me automjeti “Land Rover”, kur drejt tij u qëlluar me armë zjarri. Arjon Kajoshi po kthehej nga stërvitja drejt banesës së tij në momentin e ngjarjes.

Lexo edhe :

Related Posts

Dyshimet e para lidhen me motive hakmarrje, pasi vëllai i boksierit është shpallur në kërkim së bashku me persona të tjerë për dhunimin e 62-vjeçarit, Vladimir Bruci.

Ky i fundit është dhunuar me sende të forta në qershor të këtij viti nga vëllai i boksierit dhe disa persona të tjerë. Lidhur me këtë ngjarje, policia njoftoi me 3 qershor, se 62-vjeçari është goditur në kokë me sende të forta, ngjarje e ndodhur në lagjen “Partizani”, Shkodër.

‘Rreth orës 14:40, në lagjen “Partizani”, dyshohet se gjatë një konflikti, është dëmtuar me sende të forta, në kokë, shtetasi V. B., 62 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër’, thuhej në njoftimin e policisë.

Megjithatë, policia ende po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se disa dëshmitarë okularë po dëshmojnë në polici, ndërsa kamerat në zonë janë sekuestruar.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar zyrtarisht edhe policia, ku theksohet se nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.

Ndërkohë, automjeti rezulton të jetë në pronësi të Sokol Kajoshit.

Po ashtu, policia thekson se ka ngritur pika kontrolli në në hyrje-dalje të qytetit për të bërë të mundur arrestimin e atentatorëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.

Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit./vizionplus.tv

Read Entire Article